Ballina Flash

Fauci planifikon zhvillimin e prototipeve të vaksinave

UASHINGTON, 26 korrik /ATSH-ANSA/ – Virologu Anthony Fauci, kreu i Institutit Kombëtar të Sëmundjeve Infektive të SHBA-së dhe këshilltari i presidentit Joe Biden, po promovon financimin e një programi për zhvillimin e prototipeve të vaksinave.

“Ato do të na mbrojnë nga të paktën 20 familje virusesh dhe nga rreziku i një pandemie të re”, tha ai, i cituar nga “New York Times”.

Fauci ka parashikuar të ketë një ekip super të specializuar shkencëtarësh dhe ekspertësh për të punuar në program.

Megjithatë, ambiciet e tij po përplasen me kosto të larta, që vlerësohen në rreth disa miliardë dollarë në vit, duke marrë parasysh që do të duhen të paktën pesë vjet për rezultatet e para./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19 – Holanda anulon ngjarjet me kohëzgjatje mbi 24 orë
Artikulli tjetërRindërtimi, dy familje të tjera hyjnë në shtëpitë e reja në Farkë të Madhe