TOKIO, 24 korrik /ATSH-AA/ – Medaljen e parë të arit në Lojërat Olimpike Tokio 2020, e fitoi qitësja kineze, Qian Yang.
Në ndeshjet finale në disiplinën 10 metra pushkë ajrore e zhvilluar në Poligonin e Qitjes Osaka në kryeqytetin japonez, Tokio, Qian Yang fitoi 251,8 pikë duke arritur të marrë medaljen e parë të artë në Olimpiadën e Tokios.
Anastasiia Galashina nga Komiteti rus Olimpik fitoi medalje argjendi, ndërsa Nina Christen nga Zvicra medalje bronzi.
Ndërkohë, rezultati i arritur nga Yang gjithashtu u regjistrua edhe si rekord olimpik./ /os/





















