Ballina Flash

Macron ndërron edhe telefonin edhe numrin pas përgjimeve

PARIS, 23 korrik /ATSH-ANSA/ – Presidenti francez Emmanuel Macon u detyrua të ndryshonte numrin e telefonit dhe vetë telefonin, pasi dyshohet të jetë në mesin e ”viktimave” të përgjuara nga virusi Spyware Pegasus, raporton BBC.

Nuk është e qartë megjithatë nëse softueri kishte qenë në të vërtetë i instaluar në telefonin e përdorur nga presidenti Macron, por emri i tij shfaqet në listën e 50 000 kontakteve të mundshme.

Historia ka alarmuar Parisin orët e fundit deri në pikën ku presidenti Macron, arriti të mbledhë një këshill i jashtëzakonshëm të mbrojtjes kushtuar çështjes ”Pegasus” dhe çështjeve informatike të sigurisë./  /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakEkonomi: Forcim i kontrollit për sigurinë ushqimore
Artikulli tjetërNë një vit, portofoli i kredisë për shtëpi u rrit me 11 %