Në një vit, portofoli i kredisë për shtëpi u rrit me 11 %

TIRANË, 23 korrik /ATSH/ Banka e Shqipërisë bëri të ditur se portofoli i kredisë për blerje banesash dhënë individëve dhe biznesit u rrit me 11 % gjatë vitit të fundit.

Bankat dhanë 3.8 miliardë lekë kredi për shtëpi në një muaj 2021. Ndërkohë që vlera totale e kredisë për shtëpi dhënë gjatë këtij viti arrin në 14.3 miliardë lekë, në rritje me 76 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ekspertët e fushës shprehen se, kërkesa në rritje e individëve për të blerë shtëpi me kredi, po mbështetet edhe nga normat e ulëta të interesit dhe nga oferta e lartë e bankave për këtë produkt.

Bankat ulëm interesat mesatar të kredisë për pasuri të paluajtshme, duke i dhënë nxitje huadhënies në këtë sektor dhe dinamikë të re zhvillimi tregut investimeve në pasuritë e paluajtshme.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, interesat e kredisë për pasuri të paluajtshme, interesi mesatar në lekë u ul në 4.90 % në fund të vitit të kaluar.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.