Ballina Ekonomi

Linja ajrore GullivAir nis fluturimet direkt me Tiranën

TIRANË, 23 korrik/ATSH/ Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme njofton se më datë 1 gusht, linja ajrore GullivAir do të zhvillojë fluturimin e parë inaugurues Bullgari – Tiranë.

Fluturimi i parë me pagesë për qytetarët do të jetë më 6 gusht, ndërsa javën e ardhshme pritet të prezantohet sistemi për rezervimin dhe blerjen e biletave, i cili aktualisht është në testim.

Në periudhën 6 gusht – 15 shtator, kompania do të operojë 1 herë në javë, ditën e premte, ndërsa në periudhën 15-28 shtator do të operojë 2 herë në javë, të premten dhe të dielën.

Udhëtimet direkt javore Sofje-Tiranë-Sofje janë planifikuar për periudhën 6 gusht – 28 shtator 2021. Kompania GullivAir synon gjithashtu të mundësojë fluturime drejt destinacioneve të tjera për shtetasit shqiptarë, fillimisht drejt Burgasit, Bullgari.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKryeprokurori Çela: Dosja elektronike sfida jonë, rrit eficiencën dhe ul kostot
Artikulli tjetër9 bursa studimi për shtetasit e huaj me origjinë shqiptare