Ballina Bota

COVID-19 – EMA miraton vaksinën e Moderna-s për moshat 12-17 vjeç

HAGË, 23 korrik /ATSH-AFP/ – Agjencia Europiane e Barnave (EMA) miratoi sot përdorimin e vaksinës antiCOVID-19 Moderna për 12-17-vjeçarët.

Spikevax e kompanisë bioteknologjike amerikane “Moderna” bëhet kështu vaksina e dytë e autorizuar për adoleshentët në Bashkimit Europian.

Administrimi i vaksinës  (Moderna) për 12-17-vjeçarët do të jetë i njëjtë me atë te personat 18 vjeç e lart, dy injeksione me katër javë larg njëri-tjetrit.

“Komiteti i EMA-s për Produkte Medicinale për Përdorim Njerëzor (CHMP) ka rekomanduar zgjerimin e përdorimit për vaksinën antiCOVID-19 Spikevax (Moderna) për fëmijët e moshës 12 deri në 17 vjeç”, njoftoi rregullatori europian.

Efektet e kësaj vaksine u studiuan në një hulumtim, që përfshiu 3 732 fëmijë të moshës 12 deri në 17 vjeç.

Përfundimet treguan se vaksina prodhoi në moshat 12-17 vjeç një përgjigje antitrupash të krahasueshme me atë që është vënë re te të rriturit e moshës 18-25 vjeç.

Adoleshentët zakonisht zhvillojnë forma më pak të rënda të COVID-19, sesa më të rriturit, por nuk janë të imunizuar ndaj infeksionit, duke luajtur kështu rol në transmetimin e virusit brenda popullatës./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShpallen vendet vakante për anëtarë të KLGJ-së dhe KLP-së
Artikulli tjetërVaksinimi i arsimtarëve, DPAP: Nuk ka vendim detyrues