Shpallen vendet vakante për anëtarë të KLGJ-së dhe KLP-së

TIRANË 23 korrik /ATSH-I.Vata/ Kuvendi i Shqipërisë shpalli vendet vakante për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe për anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Në njoftimin e Kuvendit bëhet e ditur se, “sipas përcaktimeve të nenit 147 të Kushtetutës “Për Organet e Qeverisjes së Sistemit të Drejtësisë”, Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit të Shqipërisë vendosi “Shpalljen e dy vendeve vakante për anëtar të Këshillit të Lartë Gjyqësor nga trupa e pedagogëve të fakulteteve të drejtësisë dhe të Shkollës së Magjistraturës”.

Po ashtu, Kuvendi njofton për shpalljen e vendit vakant për anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

“Sipas përcaktimeve të nenit 149 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë “Për Organet e Qeverisjes së Sistemit të Drejtësisë”, Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit të Shqipërisë vendosi “Shpalljen e dy vendeve vakante për anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga trupa e pedagogëve të fakulteteve të drejtësisë dhe të Shkollës së Magjistraturës”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

/a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.