BRUKSEL – BE dënon ashpër veprimet e Rusisë kundër medias vendase

BRUKSEL, 22 korrik /ATSH-ANSA/- Bashkimi Evropian ka dënuar veprimet e fundit të autoriteteve ruse ndaj medias së pavarur dhe organizatave të shoqërisë civile.

”Fakti që disidenca, opozita, zërat kritikë dhe institucionet e pavarura përpara zgjedhjeve të Dumës në muaj shtator po heshtin gjithnjë e më shumë është shqetësuese”, deklaroi zëdhënësi i të dërguarit të Punëve të Jashtme të BE, Josep Borrell.

BE u bëri thirrje autoriteteve ruse të kthejnë vendimet dhe të ndalojnë goditjen e shoqërisë civile dhe medieve të pavarura.

Deklarata përmendi në mënyrë specifike vendimin për të klasifikuar Institutin e Drejtësisë dhe Politikës Publike (ILPP) dhe disa gazetarë si “agjentë të huaj” dhe për të deklaruar  Project Media Inc. një “organizatë të padëshirueshme”.

Ai përmendi gjithashtu rastin e grupit të të drejtave civile dhe të mbrojtjes ”Komanda 29”, i cili, sipas BE-së, ka pezulluar punën si rezultat i presionit dhe akuzave të pajustifikuara./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.