60 % e transaksioneve në tregun e pronave me kredi

TIRANË, 23 korrik /ATSH/ Familjet shqiptare po e shohin tregun e pronave të paluajtshme  si një investim të mirë për të ardhmen.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, rreth 60 % e transaksioneve në tregun e pronave financoheshin me kredi.

Sipas ekspertëve, sektori bankar po mbështet ciklin e ri të rritjes të tregut të pasurive të paluajtshme, që nuk u frenua as nga pandemia, madje mori një vrull të mëtejshëm duke nisur nga mesi i vitit të kaluar.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, 40 % e shitjeve të pasurive të paluajtshme janë kryer në zonat më të preferuara brenda qytetit. Kryeson Tirana me shitjet më të larta, për të vijuar me Vlorën, Durrësin.

Në fund të muajit maj, portofoli i kredisë bankare për blerje banesash arriti vlerën e 133.5 miliardë lekëve ose pothuajse 1.1 miliardë euro.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.