Ballina Flash

Balla uron besimtarët myslimanë nga Elbasani

TIRANË 20 korrik /ATSH-I.Vata/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i ka uruar të gjithë besimtarëve myslimanë e bektashinj gëzuar festën e Kurban Bajramit.

Në pritjen e organizuar nga Komuniteti Mysliman në Elbasan me rastin e Festës së Kurban Bajramit, Balla theksoi se pas dy viteve të vështira është momenti të jemi më shumë solidarë, mëshirues dhe të ndihmojmë njëri-tjetrin.

Sipas Ballës, Elbasani është vendi simbol i bashkëjetesës ndërfetare.

“Elbasani është kryeqyteti i bashkëjetesës ndërfetare. Dua që të përçoj nga Elbasani një mesazh paqtimi si dhe të kemi një qasje sa më të përkushtuar ndaj atyre që kanë më shumë nevojë. Si simbol i sakrificës, festa e Kurban Bajramit duhet të jetë një mesazh që jo vetëm sot, por në çdo ditë të vitit ne të kujdesemi për familjet në nevojë, fëmijët që jetojnë në jetimore dhe familjet që kanë nevojë për mbështetjen e secilit prej nesh dhe të institucioneve të shtetit shqiptar”, deklaroi Balla në mesazhin e tij.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMSHMS: Asnjë humbje jete, 43 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit
Artikulli tjetërSassoli solidaritet ndaj futbollistit Elseid Hysaj/ Balla: Faleminderit President