MSHMS: Asnjë humbje jete, 43 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

TIRANË 20 korrik /ATSH-I.Vata/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se, në 24 orët e fundit janë kryer 3526 testime, nga të cilat kanë rezultuar 43 qytetarë pozitivë me COVID-19.

Sipas MSHMS, janë konfirmuar pozitivë 25 raste në Tiranë, nga 4 raste në Has dhe Elbasan, 3 raste në Durrës dhe Lezhë, 2 raste në Lushnjë, nga 1 rast në Shkodër e Mallakastër.

“Aktualisht janë 198 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov-2 pozitiv”, informon Ministria.

Po ashtu, bëhet e ditur se janë janë shëruar 5 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,086 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vaksinohen për t’u mbrojtur nga COVID-19, në çdo qendër shëndetësore dhe pikë vaksinimi kudo në vend. Shfrytëzoni ditët e hapura të vaksinimit deri të dielën, për t’u vaksinuar pa kufizim, nëse jeni mbi 18 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë ju rikujton të gjithë qytetarëve rëndësinë e zbatimit me përpikëri të rregullave për parandalimin e COVID-19 dhe apelon të mos neglizhoni asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Statistika (20 korrik 2021)

Raste të reja ditore      43

Të shëruar në 24 orë     5

Të shtruar në spitale      6

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore              3526

Testime totale             862,958

Raste pozitive             132,740

Raste të shëruara       130,086

Raste aktive                198

Humbje jete                2456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              89

Elbasan            21

Vlorë                17

Durrës              16

Fier                  15

Shkodër           13

Lezhë               13

Kukës                9

Korçë                4

Gjirokastër        1

/a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.