Sassoli solidaritet ndaj futbollistit Elseid Hysaj/ Balla: Faleminderit President

TIRANË 20 korrik /ATSH-I.Vata/ Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka përshëndetur sot presidentin e Parlamentit Europian, David Sassoli i cili doli në mbështetje të futbollistit Elseid Hysaj.

“Faleminderit Presidentit David Sassoli për solidaritetin ndaj futbollistit tonë Elseid Hysaj”, shprehet ai.

Po ashtu Balla postoi komentin e presidentit të Parlamentit Europian, David Sassoli.

“Solidarizimi im me futbollistin shqiptar të Lazio, Elseid Hysaj, i cili është sulmuar nga ultrasit, të cilët me një banderolë e kanë quajtur ‘krimb’, për shkak të këngës së tij “Bella Ciao” gjatë prezantimit para ekipit. Së fundmi kemi përjetuar gëzimin e madh nga Italia me fitimin e Europianit dhe është turp që kjo të thyhet nga diçka partiake me demonstrata intolerance që nuk do të kenë kurrë vend në botën e sportit apo kudo tjetër”, ka deklaruar David Sassoli.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.