Ballina Ekonomi

KESH aksion për pastrimin e basenit të lumit Drin

TIRANË, 16 korrik/ATSH/ Në vijim të planit të aktiviteteve për mbrojtjen e mjedisit në basenin e lumit Drin, ekipet e Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) ndërmorën sërish një aksion për pastrimin e mbetjeve urbane që grumbullohen në këto liqene nga prurjet e lumenjve dhe përrenjve.

KESH bën të ditur se po planifikon adresimin e kësaj problematike për gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme, për të mbrojtur mjedisin në ujërat e liqeneve dhe zonat përreth, si dhe për të ndihmuar në zhvillimin e turizmit në këto zona.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19 – Sllovakia këmbëngul në karantinën e detyrueshme për të pavaksinuarit
Artikulli tjetërReceta elektronike, aplikimi nga 1810 mjekë dhe 1080 farmacistë