Ballina Ekonomi

Leku humbet terren në raport me monedhat e huaja

TIRANË, 14 korrik/ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të mërkurën leku u zhvlerësua ndaj monedhave të huaja.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e gjelbër amerikane u forcua me 0,53 lekë dhe këmbehet me 103,95 lekë, ndërsa euroja u forcua me 0,04 lekë dhe këmbehet me 122,53 lekë.

Paundi britanik, krahasuar me një ditë më parë, u ngjit në kuotën 143,88 lekë, duke shënuar një rritje me 0,58 lekë.

Ndërsa franga zvicerane këmbehet me 113,06 lekë, ose 0,14 lekë më tepër se një ditë më parë.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakEdhe stresi shkaktar për flokët e thinjura?
Artikulli tjetërSfidat e zbatimit të regjimit të posaçëm në burgje