Ballina Aktualitet

Sfidat e zbatimit të regjimit të posaçëm në burgje

TIRANË 14 korrik /ATSH-I.Vata/ Ministrja e Drejtësisë Etilada Gjonaj ka zhvilluar sot një tryezë diskutimi me partnerët e sistemit penitenciar të Italisë.

Tryeza e diskutimeve u zhvillua në ambientet e Ministrisë të Drejtësisë në Tiranë dhe kishte në fokus regjimin “41 Bis” dhe menaxhimin e sistemit penitenciar.

Ministrja Gjonaj tha se “kjo tryezë shërbeu për të ndarë eksperiencat midis të dy ekipeve për procedurat e ndjekura për vendosjen e subjekteve të rrezikshëm në këtë regjim edhe me përfaqësues të Prokurorisë së Posaçme dhe institucioneve ligjzbatuese me një rol domethënës në këtë proces”.

“Sfidat e zbatimit te regjimit të posaçëm ishin gjithashtu pjesë e diskutimit të kësaj tryeze, duke përfituar nga eksperienca italiane tashmë 30-vjeçare në regjimin “41 Bis”. Ky është vetëm hapi i parë i një bashkëpunimi të ngushtë midis dy drejtorive të burgjeve”, tha Gjonaj.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLeku humbet terren në raport me monedhat e huaja
Artikulli tjetërInvestimet në Pogradec, impakt në zhvillimin ekonomik e turistik