Ballina Bota

BERLIN – Gjermania përfshihet nga moti i keq

BERLIN, 14 korrik /ATSH-AFP/ – Stuhi të dhunshme përfshinë sot Gjermaninë, veçanërisht në perëndim, njoftuan autoritetet lokale, që presin më shumë reshje në ditët në vijim.

“Një zjarrfikës u mbyt gjatë një ndërhyrjeje në Altona (Nordrhein-Westfalen)”, njoftoi media lokale sot në mbrëmje.

Në Nordrhein-Westfalen, rajoni më i populluar i Gjermanisë, reshjet e rrëmbyeshme të shiut shkaktuan dëme të mëdha, veçanërisht në disa azile të moshuarish.

Në disa lokalitete, uji nëpër rrugë arriti deri në një metër lartësi.

Në Hagen, sipas shërbimeve të urgjencës, përrenjtë dolën nga shtretërit e tyre duke zhvendosur “grumbuj mbeturinash”, që bllokuan rrugët.

Rajonet fqinje të Saar dhe Rhineland-Palatinate, si edhe Mecklenburg-Vorpommern (në verilindje) janë në gatishmëri për stuhi.

Landet e tjera veriore gjithashtu pritet të përjetojnë stuhi, të shoqëruara nga shira të rrëmbyeshëm dhe breshër.

Të martën, ishte Bavaria landi i prekur më keq, ku në rrethin e Hof-it u shpall edhe gjendja e katastrofës natyrore, për shkak të rrugëve të përmbytura./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakApple e gatshme të rrisë prodhimin e iPhone 13
Artikulli tjetërShqipëria në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020″/ Rama i dorëzon flamurin kombëtar Luiza Gegës dhe Briken Caljes