Ballina Flash

VW strategji të re për shërbimet digjitale

FRANKFURT, 13 korrik /ATSH-DPA/ – Prodhuesi gjerman Volkswagen do të zbulojë një strategji të re mes pritjeve që koncepti i tij për gjeneratën e makinave të reja të forcojë përqendrimin e kompanisë në çështjet kryesore të digjitalizimit dhe shërbimeve.

Grupi më i madh evropian i automobilave ka planifikuar tashmë miliarda euro investime për të zgjeruar gamën e tij të modeleve elektrike dhe hibride si dhe për të zhvilluar prodhimin e ”qelizave” të baterive.

Industria po përqendrohet gjithnjë e më shumë në softuerin për rrjetëzimin e automjeteve dhe zhvillimin e shërbimeve të reja.

Orientimi i përgjithshëm, që synon formësimin e kompanisë më të madhe gjermane deri në vitin 2030, lindi nga një ide e drejtorit menaxhues të grupit, Herbert Diess.

Dihet tashmë që VW dëshiron të investojë shumë para’ shtesë në një qendër të re zhvillimi./  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – BE: Greqia të respektojë të drejtat e azilit për migrantët
Artikulli tjetërFRANCË – Macron zotohet në vazhdimin e reformave para skadimit të mandatit