BRUKSEL, 13 korrik /ATSH-ANSA/ – Një zyrtar i lartë i deklaroi për BBC se qeveria greke duhet të ndalojë largimin e migrantëve ilegalë që mbërrijnë në kufijtë e vendit.
Komisionerja për Punët e Brendshme, Ylva Johansonn, ka deklaroi se raportet e “largimeve” nga deti dhe toka “shkelin vlerat themelore evropiane”.
Sipas disa organizatave të të drejtave të njeriut, mijëra azilkërkues në Evropë u refuzuan nga Greqia në Turqi përpara se të ketë një shans për të kërkuar azil.
Greqia, nga ana e saj, gjithmonë i ka mohuar akuzat. /os/












