Ballina Aktualitet

Xhaçka: Sllovenia, angazhim për integrimin e Ballkanit Perëndimor

TIRANË, 12 korrik /ATSH/ Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka zhvilloi sot një bisedë me Gašper Dovžan, Sekretari i Shtetit në Ministrinë për Punët e Jashtme të Sllovenisë.

Ministrja Xhaçka vlerësoi angazhimin e Sllovenisë për mbështetjen e integrimit të Ballkanit Perëndimor.

“Shkëmbim shumë i mirë me Gašper Dovžan, Sekretari i Shtetit në Ministrinë për Punët e Jashtme të Sllovenisë. Urimet më të mira për Slloveninë për Presidencën e saj të BE”, theksoi Xhaçka.

“Vlerësoj shumë angazhimin e Sllovenisë për integrimin e Ballkanit Perëndimor”, tha Xhaçka.

“Presim të shohim Presidencën e tyre në veprim dhe të punojmë ngushtësisht së bashku për të avancuar bashkëpunimin mes Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian”, theksoi më tej ministrja Xhaçka.

Më 1 korrik, Sllovenia mori presidencën e Këshillit të Bashkimit Europian, të cilën do ta mbajë deri më 31 dhjetor 2021. /a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNjë pëlhurë inteligjente që ruan freskinë edhe nën diell
Artikulli tjetërEBA nis zhvillimin e monedhës së saj digjitale