Ballina Bota

BRUKSEL – BE zgjat sanksionet ekonomike kundër Rusisë

BRUKSEL, 12 korrik /ATSH-DPA/ – Bashkimi Evropian zgjati edhe për gjashtë muaj sanksionet ekonomike kundër Rusisë për rolin e saj në konfliktin në Ukrainën Lindore.

Sanksionet u miratuan për herë të parë në korrik 2014 në përgjigje të aneksimit rus të Gadishullit të Krimesë dhe mbështetjes së Moskës për separatistët pro rusë në lindjen e vendit.

Që nga ajo kohë, sanksionet janë zgjatur rregullisht.

Zgjatja më e fundit do të thotë që sanksionet do të qëndrojnë në fuqi të paktën deri më 31 janar 2022.

Bashkimi Evropian ka detyruar lehtësimin e sanksioneve për të ecur përpara në marrëveshjet e Minskut, që kërkojnë një armëpushim të pakushtëzuar dhe që të dy palët mund të tërheqin armët e rënda nga fronti në Ukrainën Lindore.

Sanksionet e BE synojnë industritë financiare, energjetike dhe të mbrojtjes të Rusisë duke bllokuar hyrjen e bankave ruse në tregjet e BE dhe duke kufizuar disa importe të BE.

Masa të veçanta janë vendosur për tregtinë me territoret e aneksuara të Krimesë dhe Sevastopolit./  /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakStoku i TVSH-së së parimbursuar, zbriti në 1.7 miliardë lekë në fund të qershorit
Artikulli tjetërSLLOVENI – Opozita kërkon dorëheqjen e Jansas, pas humbjes së një referendumi