Ballina Bota

FOKUS – BE: Të shqetësuar për shtetin e së drejtës në Poloni

VARSHAVË, 12 korrik /ATSH-ANSA/ – Në dy ditët e ardhshme pritet një vendim i Gjykatës Kushtetuese polake mbi një nga koncesionet e radio-televizionit, që ngrenë pikëpyetje në lidhje me lirinë e medias dhe shtetin e së drejtës në Poloni, që po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një shqetësim për Brukselin.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, do të presë sot në pallatin Berlaymont kryeministrin polak, Mateusz Morawiecki.

”Gjykata Kushtetuese në ditët në vijim do të komentojë mbi pajtueshmërinë e disave dispozitave dhe traktateve të Bashkimit Evropian me kushtetutën kombëtare dhe Gjykata e BE-së mund të detyrojë vendin të pezullojë një pjesë të reformave të tij gjyqësore”, shpjegon ”Financial Times”.

”Projektligji për radio- televizionin polak është një tjetër sinjal shqetësuese për lirinë dhe pluralizmin e medias në vend”, tha BE-ja.

“Ne jemi duke ndjekur nga afër situatën në lidhje me Tvn24, licenca e të cilit ende nuk është rinovuar. Kjo kërkon më tej një iniciativë mbi lirinë e medias”, shtoi ajo.  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakIZRAEL – Presidenti Herzog planifikon rifillimin e dialogut me palestinezët
Artikulli tjetërRindërtimi/ Veliaj viziton familjen Dumi në Vaqarr: Do të sigurohemi që secili të futet në shtëpitë e reja