Ballina Flash

151 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

PRISHTINË, 9 korrik/ATSH/- Rastet me COVID-19 në Kosovë vazhdojnë të shënojnë rënie. Gjatë ditës së enjte u shënuan vetën tetë raste me këtë virus, ndërsa dy qytetarë humbën jetën.

Në total numri i rasteve aktive në nivel vendi është 151.

“Nga 1.721 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 2 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 7 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.412. Në total numri i rasteve aktive është 151”, thuhet në njoftimin e MSh-së.

Ndërsa në 24 orët e fundit janë dhënë 5.271 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 243.428 doza të vaksinës.

Deri më sot 60.759 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, e premte 9 korrik 2021
Artikulli tjetërSHBA – Dhjetëra viktima pas temperaturave ekstreme në Uashington