Ballina Flash

TikTok me videoCV për ofertat e punës

NJU JORK, 8 korrik /ATSH-AFP/ – Rrjeti social i videove, TikTok, veçanërisht popullor në mesin e të rinjve, ka nisur një program në SHBA që i lejon përdoruesit e tij t’u përgjigjen ofertave të punës duke paraqitur jo një CV klasike, por një video të shkurtër.

“Falë CV-ve të TikTok, kandidatët e mundshëm (…) mund të tregojnë vërtetësinë e tyre dhe pasionet e tyre të vërteta, në një mënyrë të ndryshme nga një CV tradicionale ose një intervistë ulur”, shkruan kompania “Chipotle”.

TikTok e ofron këtë funksion që nga e mërkura, si pjesë e një programi pilot i planifikuar të zgjasë deri më 31 korrik.

Rekrutuesit mund të postojnë ofertat e tyre të punës në një faqe të dedikuar dhe përdoruesi e TikTok mund të aplikojnë atje duke paraqitur një video dhe duke shtuar fjalën kyçe #TikTokResumes në të.

I specializuar në video të shkurtra, rrjeti social tashmë ofron shumë përmbajtje në lidhje me kërkimin e punës dhe karrierën profesionale nën fjalët kyçe si #careertok ose #careertiktok./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMblidhet Asambleja e Rrjetit Akademik Shqiptar/ Promovim i projekteve në fushën e teknologjisë së informacionit
Artikulli tjetërKPA pezullon hetimin disiplinor ndaj gjyqtarit Luan Daci