Ballina Bota

LISBONË – Portugalia zgjeron përdorimin e certifikatës shëndetësore

LISBONË, 8 korrik /ATSH-AFP/ – Portugezët tani do të duhet të paraqesin një certifikatë shëndetësore ose një test negativ COVID-19 për të qëndruar në një hotel ose për të pasur akses në restorantet në rajonet më të prekura nga ringjallja e epidemisë së koronavirusit, vendosi sot qeveria.

Në industrinë e hotelerisë, kjo kërkesë do të zbatohet çdo ditë dhe në të gjithë vendin.

“Ne vazhdojmë të vëmë re një përkeqësim të pandemisë”, tha zëdhënësja e qeverisë portugeze, Mariana Vieira da Silva, duke njoftuar se vendi tani ka 60 komuna me një rrezik “të lartë” ose “shumë të lartë” të ngjitjes, nga 45 javën e kaluar.

Në të njëjtën kohë, qeveria vendosi të heqë ndalimin e udhëtimit midis zonës metropolitane të Lisbonës dhe pjesës tjetër të vendit gjatë.

Sipas një raporti të lëshuar të martën nga Instituti Kombëtar i Shëndetit (INSA), pjesa e variantit Delta në rastet e reja të zbuluara në Portugali ka arritur pothuajse 90%, që nga java e fundit e qershorit./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak13 vjet në UNESCO/ Rama ndan pamje nga qyteti i Beratit
Artikulli tjetërMblidhet Asambleja e Rrjetit Akademik Shqiptar/ Promovim i projekteve në fushën e teknologjisë së informacionit