Ballina Flash

Qeveria shkarkon kryebashkiakun e Lushnjës, Fatos Tushe

TIRANË, 7 korrik/ATSH/ Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për shkarkimin nga detyra, për shkak të shkeljeve të rënda të kryetarit të bashkisë Lushnjë, Fatos Tushe.

Vendimi i miratuar në datën 6 korrik u publikua sot në Fletoren Zyrtare, ndërsa hyn në fuqi menjëherë.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar arrestoi dje disa zyrtarë në Lushnjë, mes tyre edhe kryebashkiakun Fatos Tushe.

Ata akuzohen për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike” dhe “Shpërdorim i detyrës”, “Falsifikim i dokumenteve”./m.m/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMarrëveshja për Skavicën/ Kim: E bën Shqipërinë eksportuese neto në rajon, përparim në biznes mes SHBA-së dhe Shqipërisë
Artikulli tjetërVaksinimi masiv antikovid/ Mbi 1 milion vaksinime që nga nisja e fushatës “Shqipëria buzëqesh”