Ballina Flash

Kosovë, asnjë humbje jete dhe 10 raste të reja me COVID-19

PRISHTINË, 6 korrik/ATSH/ Asnjë i vdekur dhe 10 raste të reja pozitive me COVID-19 janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë. Kështu kanë njoftuar nga Ministria e Shëndetësisë bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK).

Në 24 orët e fundit janë dhënë 13.397 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 219.885 doza të vaksinës.

Deri më sot 52.975 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 2.143 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.397.

Në total numri i rasteve aktive është 152. /KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRegjistri i Kredive/ BSH: 1600 kërkesa për pajisje me raportin e kredimarrësit
Artikulli tjetërQKB kujton bizneset: Dorëzimi i pasqyrave financiare deri në 31 korrik