TIRANË, 5 korrik /ATSH/ Kredia konsumatore, një instrument shumë i rëndësishëm për të nxitur konsumin në ekonomi, po rritet me ritme të shpejta në pjesën e parë të këtij viti.
Banka e Shqipërisë bën të ditur se në muajin maj sektori bankar dha rreth 2.5 miliardë lekë kredi konsumatore, ose 2.5 herë më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Kredia e re për qëllime konsumi u rrit në 11 miliardë lekë gjatë 5-mujorit të parë 2021, ose 43 % më shumë krahasuar me 5-mujorin e parë të vitit 2020.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, portofoli total i kredisë konsumatore në fund të majit arriti vlerën 53 miliardë lekë. /a.a/r.e/






















