TIRANË, 30 qershor /ATSH/ Këshilli i Ministrave mori sot disa vendime sa i përket emërimit dhe lirimit nga detyra të disa zëvendësministrave.
Kështu, Këshilli i Ministrave vendosi sot emërimin e Megi Finos në postin e zëvendësministres për Europën dhe Punët e Jashtme.
Gjithashtu Këshilli i Ministrave vendosi lirimin e Etjen Xhafajt nga detyra e zëvendësministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë dhe të Petro Koçit nga detyra e zëvendësministrit të Mbrojtjes.
Etjen Xhafaj dhe Petro Koçi kanë fituar mandatin e deputetit në zgjedhjet e 25 prillit, përkatësisht në qarkun e Tiranës dhe të Fierit. /j.p/r.e/























