Ballina Bota

BERLIN – Gjermania goditet nga moti i keq

BERLIN, 29 qershor /ATSH-AA/ – Gjermania është goditur nga stuhitë mbrëmë, kur shira të rrëmbyeshëm u regjistruan në pjesët jugore dhe perëndimore të vendit, duke çuar në dhjetëra aksidente dhe qindra ndërhyrje të zjarrfikësve gjatë gjithë natës.

”Disa fshatra u përmbytën në Bavari, duke përfshirë Moemlingen-in, afër Frankfurtit, ku rrugët u mbuluan plotësisht nga uji dhe balta si dhe shumë bodrume duhej të pompoheshin nga zjarrfikësit”, njoftoi agjencia gjermane e lajmeve DPA.

Në Stuttgart, pjesë të çatisë dhe disa statuja në shtëpinë e operës së qytetit u rrëzuan në tokë nga erërat.

Ekipet e shpëtimit patën më shumë se 330 thirrje të hënën dhe sot herët në Stuttgart, ndërsa shërbimi i trenit u ndërpre për orë të tëra.

Shtetet Baden-Wuerttemberg, ku ndodhet Stuttgarti, si dhe Bavaria dhe Hesse u goditën veçanërisht nga reshjet e ngjashme me përmbytjet dhe raportuan dhjetëra aksidente rrugore në mëngjesin e sotëm. Numri i personave të plagosur në përplasje nuk dihet ende. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – PE dhe kryetarët e parlamenteve të Ballkanit Perëndimor: BE të përshpejtojë procesin e zgjerimit
Artikulli tjetërTransporti i rikthehet normalitetit/ INSTAT: Rritet 16,7 % volumi i mallrave në porte