Ballina Aktualitet

Holanda mbështet procesin e integrimit europian të Shqipërisë

TIRANË, 28 qershor /ATSH/ Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi sot një takim me ambasadoren e Holandës në Tiranë, Guusje Korthals Altes, me rastin e përfundimit të misionit të saj diplomatik në vendin tonë.

Pas takimit Meta u shpreh se, “vlerësova kontributin e Ambasadores në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, nënvizova nivelin shumë të mirë të tyre dhe rëndësinë e forcimit më tej në dobi të dy vendeve tona veçanërisht në fushën e shkëmbimeve ekonomike dhe investimeve të huaja, ku Holanda zë një vend të rëndësishëm dhe në rritje”.

“Falënderova për mbështetjen e Holandës për procesin e integrimit europian të Shqipërisë, në veçanti për qëndrimin inkurajues të Parlamentit holandez për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë”, tha Meta.

“E falënderova Ambasadoren për ndihmën e Holandës, si për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti i vitit 2019, ashtu edhe për ndihmën e vyer në  përballimin e pasojave të COVID-19 në Shqipëri, nëpërmjet programit “UNICEF Albania”, theksoi Meta. /a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak63-vjetori i lindjes/ Akademia e Shkencave uron albanologun arbëresh Matteo Mandalà
Artikulli tjetërBraimllari: Ministri i Brendshëm dhe Policia e Shtetit janë nën këmbët e krimit të organizuar