Përzgjedhja e kandidatëve për institucionet e Vetingut/ Konstituohet komisioni i posaçëm parlamentar

TIRANË, 25 qershor /ATSH – I. Vata/ Pas votimit nga seanca plenare e ditës së djeshme të ngritjes së një komisioni “ad hoc” me 12 anëtarë për përzgjedhjen e anëtarëve zëvendësues, u zhvillua sot mbledhja e parë konstituive e këtij komisioni.

Mbledhja u drejtua nga Ulsi Manja, njëherësh kryetar i këtij komisioni “ad hoc”. Ai bëri me dije përbërjen e komisionit 12-anëtarësh: Ulsi Manja, kryetar, Alket Hyseni anëtar, Adnor Shameti anëtar, Vasilika Hysi anëtare, Elena Xhina anëtare, Klotilda Bushka anëtare, Myslim Murrizi nënkryetar, Nimet Musai anëtar, Edmond Stojku anëtar, Arlind Çarçani anëtar, Klajdi Qama anëtar, Halit Jakimi anëtar. Dy anëtarët zëvendësues ishin z. Edmond Leka dhe z. Arben Elezi.

Manja shtoi gjithashtu se përzgjedhja dhe votimi në komisionin “ad hoc” do të bëhet nga lista për votim e përcjellë në komisionin “ad hoc” për verifikim kandidatësh, dt. 31.5.2017, përmes një sistemi të fshehtë elektronik, përmes të cilit do të votohet vetëm për një kandidat.

Ky proces niset si pasojë e dy vakancave të krijuara, një si zëvendësues i dytë në KPK, ku  Pal Shkëmbi u përfshi në zgjedhjet parlamentare dhe tjetra, si zëvendësues i parë në KP, për shkak të shkarkimit nga detyra të Herald Saraçi. Lista për votim e kandidaturave, pas verifikimit të tyre dhe shprehjes së interesit, do të miratohet si listë për votim më 2 korrik.

Pas mbledhjes konstituive, më datën 2 korrik komisioni do të mblidhet për të miratuar listën për votim.

“Ne do të përdorim listën e kandidatëve të kualifikuar dhe që nuk janë përzgjedhur në 31 maj 2017. Ky komision do të përzgjedhë dy kandidatë për vakancat e krijuara në radhët e zëvendësuesve, një në KPK dhe një Komisioner Publik. Lista për votim do miratohet më 2 korrik, ndërsa shorti do të hidhet më datën 5 korrik. Kam njoftuar edhe ONM për të qenë prezent. Po ashtu ONM do na vendosë në dispozicion një material për kandidatët”, tha Manja.

Kriteret

Përzgjedhja e kandidatëve për këto pozicione si dhe procedura e votimit nga Komisioni ad hoc i ngritur për këtë qëllim, do të bëhet nga lista për votim e përcjellë nga komisioni ad hoc “Për verifikimin e kandidatëve” nëpërmjet një sistemi elektronik që mundëson votimin e fshehtë, ku secili anëtar i komisionit, voton për një kandidat.

Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, verifikon nëse kandidatët e listës për votim, të përcjellë nga komisioni ad hoc “Për verifikimin e kandidatëve” gjatë vitit 2017, shprehin ende interes për të qenë kandidatë në këtë proces, si dhe nëse vazhdojnë të plotësojnë kriteret e zgjedhjes së anëtarëve të institucioneve të rivlerësimit, sipas përcaktimeve në nenin 6 të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, për periudhën 2017-2021, si më poshtë:

  1. a) ndaj kandidatit nuk ka nisur një hetim penal, nuk është dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi, për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje, ose nuk ka qenë subjekt i ndalimeve të parashikuara në ligjin “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”;
  2. b) kandidati nuk ka ushtruar funksione politike në administratën publike ose nuk ka  mbajtur pozicione drejtuese në një parti politike;
  3. c) ndaj tij nuk është marrë masa disiplinore e largimit nga puna ose ndonjë masë tjetër disiplinore, e cila është ende në fuqi, sipas legjislacionit;

ç) kandidati nuk ka qenë gjyqtar, prokuror, këshilltar ligjor ose ndihmës ligjor gjatë dy viteve të fundit;

  1. d) kandidati nuk ka qenë ekspert i caktuar nga partitë politike, si dhe nga ministri i Drejtësisë;
  2. dh) kandidati nuk është më shumë se 65 vjeç.

Kandidati që vazhdon të shprehë interes për pozicionet e sipërcituara, për të cilat ka konkuruar dhe kanë qënë pjesë e listës për votim të përcjellë nga komisioni ad hoc “Për verifikimin e kandidatëve” me shkresën nr. 1553/5 Prot., datë 31.5.2017, duhet të dorëzojë në Kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë, brenda datës 30 qershor 2021, një letër për shprehjen e interesit, si dhe deklarimin e nënshkruar prej tij, me anë të të cilit deklaron mosekzistencën e shkaqeve për të mos kandiduar (shkronjat “a” deri në shkonjën “d” më lart) .

Deklarimi i rremë përbën shkak për përgjegjësi penale sipas ligjit.

Mosshprehja e interesit si dhe mosdorëzimi i vetëdeklarimit prej kandidatit brenda dates 30 Qershor 2021, përbën shkak për heqjen e tij nga lista për votim.

LISTA E KANDIDATËVE PËR ANËTARË ZËVENDËSUES

Lista për votim e kandidatëve për Komisionin e Pavarur të Kualifikimit:

 Arben Lena                 Komision i Pavarur i Kualifikimit/Kolegji i Posaçëm i Apelimit

  1. Elvis Zaimi                            Për të gjitha pozicionet
  2. Genci Bilali                            Për të gjitha pozicionet
  3. Irena Nino                              Për të gjitha pozicionet
  4. Klara Mullaj                            Për të gjitha pozicionet
  5. Lindita Blinishti                      Për të gjitha pozicionet
  6. Rozeta Ivanova                        Komision i Pavarur i Kualifikimit
  7. Suzana Pasha (Hoti)                Për të gjitha pozicionet

 Lista për votim e kandidatëve për Komisioner Publik:

 Albana Tushe                            Komisioner Publik

  1. Aljon Cenolli                           Komisioner Publik
  2. Arte Gjonaj                             Komisioner publik
  3. Betula Toto                             Komisioner publik
  4. Bledar Cenameri                     Komisioner publik
  5. Brunilda Lilo                          Komisioner publik
  6. Dede Kasneci                         Komisioner publik
  7. Edlira Bylo                             Komisioner publik
  8. Edmond Kasmi                      Komisioner publik
  9. Eljona Lloja                            Komisioner publik
  10. Elvis Zaimi                             Për të gjitha pozicionet
  11. Enkeleda Goxhaj                    Komisioner publik
  12. Eriona Canaj                           Komisioner publik
  13. Eva Dyrmishi                          Komisioner publik
  14. Fredi Mirashi                          Komisioner publik
  15. Genci Bilali                             Për të gjitha pozicionet
  16. Gentian Gurra                         Komisioner publik
  17. Gëzim Cenaj                           Komisioner publik
  18. Irena Nino                              Për të gjitha pozicionet
  19. Klara Mullaj                            Për të gjitha pozicionet
  20. Lindita Blinishti                      Për të gjitha pozicionet
  21. Suzana Pasha (Hoti)                Për të gjitha pozicionet
  22. Juelda Lamçe                          Komisioner publik
  23. Julinda Mansaku                     Komisioner publik
  24. Liri Llukani                             Komisioner publik
  25. Mirion Theodhosi                   Komisioner publik
  26. Nertila Mete                            Komisioner publik
  27. Oriela Shishi                           Komisioner publik
  28. Petrit Agaj                               Komisioner publik
  29. Roland Gjoni                          Komisioner publik
  30. Rovena Pregja                         Komisioner publik
  31. Sergjio Mazreku                      Komisioner publik
  32. Shefqet Dida                           Komisioner publik
  33. Suzana Hoxha                          Komisioner publik
  34. Valbona Legisi                         Komisioner publik

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.