Ballina Flash

Parashikimi i motit, e enjte 24 qershor 2021

TIRANE, 24 qershor /ATSH/ Edhe për ditën e nesërme masat ajrore nga veriu i Afrikës do të vijojnë të jenë prezente mbi vendin tonë duke sjellë mot të kthjellët.

Shërbimi meteorologjik ushtarak bën me dije se përgjatë relieveve malore në lindje të vendit do të ketë vranësira të pakta kalimtare të cilat do të shoqërohen me reshje shiu të izoluara dhe në formë pikash.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 24/38 Diell
Kukës 22/37 Diell re
Lezhë 22/38 Diell
Dibër 20/36 Diell re
Durrës 24/38 Diell
Tiranë 26/40 Diell
Elbasan 25/41 Diell
Berat 22/41 Diell
Vlorë 24/38 Diell
Korçë 20/35 Diell re
Gjirokastër 20/40 Diell
Sarandë 22/35 Diell

 

/e.m/j.p/

                                                               

                 

           

                          

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakEURO 2020 – Franca dhe Gjermania në 1/16 e finaleve pas barazimeve me Portugalinë dhe Hungarinë
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 24/6/2021