EURO 2020 – Franca dhe Gjermania në 1/16 e finaleve pas barazimeve me Portugalinë dhe Hungarinë

BUDAPEST, 23 qershor /ATSH/ – Franca dhe Gjermani kaluan sot në 1/16 e finaleve të Euro 2020, pas barazimeve respektivisht kundër Portugalisë dhe Hungarisë, sipas pamjeve televizive.

Franca barazoi 2-2 me Portugalinë në ”Pushkash Arena” të Budapestit, pas golave të Benzema (45′) (47′), ndërkohë që Portugalia shënoi me anë të Ronaldos (31′) (60′).

Ndërkohë, edhe Gjermani barazoi 2-2 me Hungarinë në ”Bayern Arena” të Mynihut.

Golat për gjermanët u shënuan nga Harvets (66′) dhe Goretzka (84′), ndërkohë që për hungarezët shënuan Szalai (11′) dhe Schafer (68′).

Ndeshjet ishin të vlefshme për Grupin F./ a.jor

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.