COVID-19 – Portugalia përballë kërcënimit të variantit Delta

LISBONË, 22 qershor /ATSH-AFP/ – Goditur nga varianti Alpha i koronavirusit në fillim të vitit, Portugalia gjendet sërish në linjën e parë përballë variantit Delta, që kërcënon të shkaktojë një valë të katërt të përhapjes së virusit dhe të kufizimeve.

Ndërkohë që dhjetëra rajone, përfshirë Lisbonën, nuk kanë ndjekur etapën e fundit të heqjes graduale të kufizimeve, hyrë në fuqi dhjetë ditë më parë, lëvizja mes rajonit të Lisbonës dhe pjesës tjetër të vendit janë ndaluar në fundjavë, për të shmangur që pandemia të mos përhapet në territor.

Sepse varianti Delta, i përcaktuar më parë si variant indian dhe konsiderohej më ngjitës se varianti Alpha i zbuluar në Britaninë e Madhe, tashmë është bërë mbizotërues në kryeqytetin portugez dhe rrethinat e tij, duke përfaqësuar më shumë se 60% të rasteve të reja të zbuluara, theksoi Instituti Kombëtar i Shëndetit (Insa).

“Ne po përpiqemi të vonojmë mbërritjen e tij në rajone të tjera të vendit në mënyrë që njerëzit të mund të mbrohen më shumë me vaksinimin”, reagoi ministrja portugeze e Shëndetësisë Marta Temido, duke pranuar se kufizime të mëtejshme mund të jenë të nevojshme./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.