Ballina Flash

Brukseli hetim kundër Google për praktikat antikonkurrenciale

BRUKSEL, 22 qershor /ATSH-AFP/ – Komisioni Europian njoftoi sot hapjen e një hetimi kundër gjigandit amerikan të internetit Google për praktikat antikonkurrenciale në teknologjitë e publikimit të reklamave në internet.

Google është pothuajse i pranishëm në çdo nivel të zinxhirit të furnizimit kur bëhet fjalë për reklamat në internet. Kemi frikë se kjo e ka bërë më të vështirë konkurrencën (…) për (…) shërbimet konkurruese”, deklaroi komisionerja për Konkurrencën, Margrethe Vestager në një komunikatë.

Google ofron disa shërbime teknologjike duke luajtur një rol ndërmjetësimi mes njoftuesve dhe editorëve në kuadër të afishimit të njoftimeve publicitare në faqet e internetit apo aplikacionet e celularëve.

“Konkurrenca e ndershme është e rëndësishme, si për të lejuar reklamuesit që të arrijnë konsumatorët në faqet e botuesve ashtu edhe për të lejuar botuesit të shesin hapësira për reklamuesit, në mënyrë që të gjenerojnë të ardhura dhe për të financuar përmbajtjet”, shtoi ajo./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakEURO 2020 – Anglia dhe Krocia në 1/16 pas fitoreve me Republikën Çeke dhe Skocinë
Artikulli tjetërParashikimi i motit, 23 qershor 2021