EURO 2020 – Anglia dhe Krocia në 1/16 pas fitoreve me Republikën Çeke dhe Skocinë

LONDËR, 22 qershor /ATSH/ – Anglia dhe Kroacia kaluan sonte në 1/16 pas fitoreve respektive kundër Republikës Çeke dhe Skocisë, të vlefshme për Grupin D.

Anglia fitoi në ”Wembley” kundër Republikës Çeke me rezultatin 1-0, pas golit të minutës së 12 me anë të Sterling.

Ndërkohë, Kroacia fitoi kundër Skocisë në ”Hampden Park” me rezultatin 3-1, pas golave të Vlasiç (17′), Modriç (62′) dhe Perisiç (77′).

Skocia ngushtoi rezultatin me McGregor (42′)./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.