Ballina Flash

Kroacia heq kufizimet, përfitojnë më shumë të vaksinuarit

ZAGREB, 21 qershor /ATSH-ANSA/ – Për një rrjedhë normale të sezonit turistik, qeveria kroate do të heqë masat kufizuese dhe nga kjo do të përfitojnë më shumë të vaksinuarit dhe ata me një test negativ.

Në fakt, nga 1 korriku nuk do të ketë më kufizime për tubime publike, përfshirë festivalet, koncertet dhe tubimet në natyrë, por vetëm nëse njerëzit brenda posedojnë një pasaportë Covid, që vërteton se personi është vaksinuar ose testuar negativisht për koronavirus 72 orë para eventit.

Kontrollet e ngjarjeve të tilla duhet të sigurohen nga organizatorët, me pëlqimin paraprak të Njësisë së Krizave e Mbrojtjes Civile.

Të njëjtat rregulla vlejnë edhe për protestat.

Me këto rregulla qeveria dëshiron të lejojë një zhvillimin e një sezoni turistik më të qetë duke pasur parasysh se për të hyrë në vend kërkohet vaksinim./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakARMENI – Kryeministri Pashinyan fiton zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Artikulli tjetërRritja e eksporteve të mineraleve, të ardhurat nga renta mbi 1 miliard lekë