ARMENI – Kryeministri Pashinyan fiton zgjedhjet e parakohshme parlamentare

EREVAN, 21 qershor /ATSH- DPA/ – Partia e kryeministrit armen, Nikoll Pashinyan fitoi zgjedhjet parlamentare, duke rikonfirmuar pozicionin e saj në pushtet, pasi hodhi poshtë kërkesat për dorëheqje pas një konflikti të dhunshëm me Azerbajxhanin.

”Partia e ‘Kontratës Civile’ të Pashinyanit fitoi 53,9 % të votave me të gjitha fletët e numëruara deri tani”, njoftoi autoriteti zgjedhor.

Sfiduesi i tij kryesor, ish-presidenti Robert Kocharian dhe partia e tij ”Aleanca e Armenisë”, morën pak më shumë se 21%.

Rusia sheh në fitoren e Pashinyan një garanci se marrëveshja e armëpushimit, e arritur midis Armenisë dhe Azerbajxhanit me ndërmjetësimin e Moskës.

Marrëveshja për të ndaluar luftimet në konfliktin e Nagorni-Karabahut hyri në fuqi më 9 nëntor pas një lufte 44-ditore.

Më shumë se 6 500 persona u vranë në luftime dhe Armenia humbi kontrollin e pjesës më të madhe të Nagorni-Karabahut nga Azerbajxhani.

Pashyanian i thirri zgjedhjet e parakohshme nën presionin e opozitës.

Disa parti e kanë akuzuar kryeministrin për humbjen e territorit dhe vdekjet e shumta në Nagorni-Karabah./  /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.