Ballina Ekonomi

Balluku në samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor në Vjenë

TIRANË, 18 qershor/ATSH/ Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku mori pjesë në samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor në Vjenë, organizuar nga Kancelari Austriak, Sebastian Kurz.

Samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor u mbajt në prag të Samiti të Këshillit Europian.

Të pranishëm në takim janë kryeministrja e Serbisë Ana Brnabic, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, kryeministri i Malit të Zi Zdravko Krivokapic, kryeministri i Bosnjë-Hercegovinës, Zoran Tegeltija dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev.

Kancelari austriak Kurz, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter Kurz është shprehur se Bashkimi Europian është i paplotë pa Ballkanin Perëndimor.

“BE-ja nuk do të jetë e plotë për sa kohë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor nuk janë pjesë e saj. Ju mund të konsideroni mbështetjen tonë për reformat e kërkuara për rrugën drejt BE-së, po ashtu edhe për luftën kundër pandemisë”, u shpreh Kurz.

Diskutimet kryesore në këtë samit janë perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor dhe migrimi.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTurizmi i brendshëm trendi global 2021
Artikulli tjetërRritja e numrit të turistëve/ Nga 22 qershori rifillojnë fluturimet direkte me Kretën