Një trajtim i ri për të sëmurët rëndë nga Covid-19

LONDËR, 16 qershor /ATSH-DPA/ – Njerëzve që sëmuren më rëndë nga Covid-19 mund t’u ofrohet një ilaç antiviral që është treguar eficient për të shpëtuar jetën e pacientëve të  shtruar në spital, thanë studiuesit.

Studimi tregoi se kombinimi i antitrupave i zhvilluar nga Regeneron ul rrezikun e vdekjes kur administrohet tek pacientët me një situatë më të rëndë me Covid-19, të cilët nuk kishin zhvilluar një përgjigje natyrore të antitrupave.

Shanset që këta pacientë të kishin nevojë të vendoseshin në një ventilator gjithashtu u zvogëluan, ashtu si dhe kohëzgjatja e qëndrimit në spital.

Midis 18 shtatorit 2020 dhe 22 majit të këtij viti, 9 785 pacientë britanikë të pranuar në spital u caktuan rastësisht për të marrë kujdes rutinë plus trajtim të kombinuar të antitrupave.

Nga këto, rreth një e treta ishin seronegative, që do të thotë se nuk kishin asnjë përgjigje natyrale të antitrupave. ndërsa gjysma ishin seropozitive, që do të thoshte se ata kishin zhvilluar tashmë antitrupa natyralë kundër virusit.

Sipas studimit, për pacientët që nuk kishin përgjigje të antitrupave, trajtimi uli mundësinë e vdekjes brenda 28 ditëve me një të pestën, krahasuar me kujdesin e zakonshëm.

”Për çdo 100 prej këtyre pacientëve të trajtuar me kombinimin e antitrupave, do të kishte gjashtë më pak vdekje”, theksuan studiuesit. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.