GJERMANI – Besimi i qytetarëve te BE ende i lartë, pavarësisht vaksinimit të ngadaltë

BERLIN, 16 qershor /ATSH-DPA/ – Reputacioni i Bashkimit Europian ka pësuar rënie midis gjermanëve, kryesisht për shkak të vaksinimit të ngadaltë, sipas një sondazhi të fundit.

Sipas sondazhit nga fondacioni ”Heinrich Boell” dhe grupi ”Das Progressive Zentrum” doli  se vendi mund të kishte arritur më mirë qëllimet e tij politike pa Bashkimin Europian.

Autorët ia atribuojnë zhgënjimin në rritje, pjesërisht, prokurimit të ngadaltë të vaksinave të koronavirusit në BE.

Por, më shumë se dy të tretat e gjermanëve ende e shohin anëtarësimin në BE më shumë si një avantazh sesa një dizavantazh.

Sidoqoftë, të dhënat treguan se shumica e konsideruan kontributin financiar të Gjermanisë në buxhetin e BE si shumë të lartë.

Kur u pyetën për përparësitë më të rëndësishme që duhet të zbatohen në politikën europiane, shumica e të anketuarve në sondazh renditën të parën një politikë të përbashkët azili.

Shumë të anketuar gjithashtu thanë se zbatimi i shtetit të së drejtës, standardet minimale sociale dhe politika e klimës janë të rëndësishme, ndërsa futja e një bashkimi shëndetësor ose një ushtrie europiane u konsiderua më pak e rëndësishme./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.