UASHINGTON, 15 qershor /ATSH-AFP/ – Qeveria amerikane zbuloi sot një strategji kombëtare për të luftuar kundër terrorizmit të brendshëm, një prej prioriteteve të presidentit, Joe Biden pas disa atentateve raciste dhe kryengritjeve kundër Kongresit në janar.
“Këto drama janë tragjedi për të afërmit e viktimave, por gjithashtu edhe për vendin tonë. Këto janë sulme kundër idealeve që themelojnë shoqërinë tonë”, theksoi ministri i Drejtësisë, Merrick Garland gjatë një fjalimi.
“Ekstremistët e dhunshëm përbëjnë një kërcënim të lartë për vendin në 2021 dhe rreziqet më vdekjeprurëse burojnë nga mbështetësit e supremacizmit të bardhë dhe anëtarët e milicive anti-qeveritare”, kujtoi ai.
Megjithatë, ministri këmbënguli në faktin se në SHBA, Kushtetuta mbron lirinë e shprehjes dhe se mbështetja e një ideologjie raciste nuk ishte e paligjshme.
“Pra, ne përqendrohemi në dhunë, jo në ideologji”, theksoi ai.
Ky plan parashikon forcimin e ndarjes së informacionit në nivelin federal dhe lokal me, në veçanti, një sistem të ri për raportimin e rasteve në lidhje me terrorizmin e brendshëm./ /ec/






















