Parashikimi i motit, e mërkurë 16 qershor 2021

TIRANE, 16 qershor /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se vendi do të ndikohet nga kushte moti relativisht të qëndrueshme.

Moti do të jetë i kthjellët, por gjatë orëve të mesditës deri ato të pasdites do të ketë edhe vranësira, të cilat do të jenë më të përqendruara në relievet malore me praninë e reshjeve të dobëta dhe lokale te shiut.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim 1-8m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:  

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 16/29 Diell re
Kukës 13/28 Diell re shi
Lezhë 18/30 Diell re
Dibër 10/27 Diell re shi
Durrës 18/30 Diell re
Tiranë 17/29 Diell re
Elbasan 17/31 Diell re shi
Berat 12/30 Diell re
Vlorë 15/29 Diell re
Korçë 10/26 Diell re shi
Gjirokastër 12/30 Diell re
Sarandë 16/29 Diell re

 

/e.m//j.p/

                                                               

                 

           

                          

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.