Microsoft përgatit videolojërat pa një panel komandimi

SAN FRANCISKO, 13 qershor /ATSH-AFP/ – Microsoft ka njoftuar se po punon me një program të ri, që do t’u mundësojë entuziastëve të lojërave Xbox të luajnë drejtpërsëdrejti në televizorin e tyre të lidhur me internet pa një panel komandimi, një hap i mëtejshëm ky drejt çmaterializimit të videolojërave.

Gjiganti amerikan i kompjuterave dhe pajisjeve të tjera me peshë në këtë sektor po merr pjesë, nga e shtuna, në shfaqjen vjetore të videolojërave 3E (Electronic Entertainment Expo”), që po mbahet në internet për shkak të pandemisë.

“Si kompani, Microsoft është plotësisht e dhënë pas lojërave”, tha Satya Nadella, kreu i grupit, e cituar në një deklaratë.

“Tre miliardë konsumatorë duan të luajnë bixhoz për argëtim, për të qenë pjesë e komunitetit, për krijimtari, si edhe për kënaqësinë e arritjes. Ambicia jonë është t’i mbështesim ata, kudo që ata të luajnë”, shtoi ajo.

Tregu i videolojërave, i përforcuar nga kriza shëndetësore dhe bllokimet, ka shpërthyer vitet e fundit falë ofertës për celularë dhe prezantimit të shërbimeve në Cloud, të tilla si Luna (Amazon) dhe Stadia (Google), ku zhvillohen lojërat në servera dhe jo me një panel komandimi ose në PC.

Ekipi i Xbox po punon me prodhuesit e televizorëve për të integruar programin e tij që do të sigurojë qasje në lojëra që gjenden normalisht me panel komandimi.

Ai gjithashtu po harton pajisje, që do të futen në çdo ekran të lidhur me internetin, me të njëjtin qëllim.

Në javët e ardhshme, lojtarët do të jenë në gjendje të blejnë pajtime në Xbox Game Pass Ultimate, shërbimi streaming i Microsoft, përmes shfletuesve kryesorë të internetit (Chrome, Edge dhe Safari).

“Ende ka një vend për tastierat dhe PC dhe, sinqerisht, gjithmonë do të ketë. Por falë Cloud do të jemi në gjendje të sigurojmë një përvojë të fortë lojrash për këdo që është i lidhur në internet”, thaPhil Spencer, drejtori i sektorit Xbox.

Xbox Game Pass kishte 18 milionë abonentë në të gjithë botën në fund të vitit të kaluar, sipas shifrave të lëshuara nga grupi.

Shpenzimet për videolojëra në SHBA arritën gati 15 miliardë dollarë në tremujorin e parë të 2021, 30% më shumë se vitin e kaluar për të njëjtën periudhë, sipas agjencisë NPD Group./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.