Ballina Bota

BM – Biden: G7 jashtëzakonisht bashkëpunuese dhe produktive

LONDËR, 13 qershor /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Joe Biden e quajti samitin e G7-s, që përfundoi sot në Angli, si jashtëzakonisht bashkëpunues dhe produktiv, duke përsëritur se “Amerika është kthyer”.

“Të gjithë rreth tryezës i kuptuan dhe i kuptojnë sfidat me të cilat po përballemi dhe përgjegjësinë e demokracive tona”, shtoi ai.

Deklaratat e Biden vijnë pak përpara nisjes së tij për t’u takuar me Mbretëreshën Elizabeth II në Kështjellën Windsor./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakI heqin emrin nga lista e votuesve të PD/Reagon Kulluri
Artikulli tjetërOrigjina e COVID-19 në gjenomin e tij