RUSI – Putin: Marrëdhëniet Uashington-Moskë në minimum

MOSKË, 12 qershor /ATSH-DPA/ – Presidenti rus, Vladimir Putin deklaroi se marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe Moskës kishin arritur në minimum, disa ditë para takimit të tij me presidentin e SHBA, Joe Biden.

Komentet e Putinit për transmetuesin amerikan NBC vijnë ndërsa dy udhëheqësit përgatiten të takohen në Gjenevë më 16 qershor në takimin e tyre të parë që kur Biden mori detyrën.

Ekziston një tension i jashtëzakonshëm midis SHBA dhe Rusisë për një sërë çështjesh, nga të drejtat e njeriut tek ndërhyrja në zgjedhje dhe pirateria.

“Ne kemi një marrëdhënie dypalëshe që është përkeqësuar vitet e fundit”, tha Putin në intervistë.

Putini e përshkroi paraardhësin e Biden, Donald Trump, si një individ të jashtëzakonshëm dhe të talentuar.

“Ju mund ta pëlqeni ose jo…, por ai nuk erdhi nga institucionet amerikane, ai kurrë nuk kishte qenë një pjesë e politikës së shquar më parë”, shtoi Putin. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.