Ballina Flash

Rriten ndjeshëm shitjet e VW

BERLIN, 12 qershor /ATSH-DPA/ – Prodhuesi më i madh i makinave në Europë, Volkswagen, raportoi një rritje të ndjeshme të shitjeve globale, ndërsa industria e automjeteve u rikuperua nga një krizë e shkaktuar nga pandemia.

VW tha se dërgesat totale në mbarë botën të markave të saj, të cilat përfshijnë Audi dhe Porsche, u rritën 41% ose në 860 000 njësi në maj krahasuar me një vit më parë.

Rritja e shitjeve të muajit të kaluar të VW erdhi me gjithë një rënie prej 5,7% në Kinë, që është tregu më i madh i automjeteve në botë dhe ku kërkesa e fortë deri më tani ka qenë kryesore për të ndihmuar industrinë globale të automjeteve të dalë nga kriza.

”Pasi u godit rëndë nga pandemia, shitjet e brendshme të VW në Europën Perëndimore gati u dyfishuan në maj”, deklaroi kompania.

Markat e prodhuesit të automjeteve përfshijnë gjithashtu Skoda, Seat dhe Bentley./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVoilà aplikacioni që kthen selfiet në personazhe Disney
Artikulli tjetërKomunat gati për vaksinimin masiv, MSh angazhon 422 infermierë shtesë