ITALI – Di Maio & Maas: Europa e së ardhmes e fortë, gjithëpërfshirëse dhe e qëndrueshme

ROMË, 12 qershor /ATSH-DPA/ – Italia dhe Gjermania janë të angazhuara në rreshtin e  parë për të përfshirë të rinjtë në një dialog për të ardhmen e Bashkimit Europian, deklaruan ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio dhe homologu i tij gjerman, Heiko Maas gjatë një video-konference në Forumin e dialogut studentor mbi të ardhmen e Europës.

”Vullneti në këtë projekt dëshmon se si duhet të jetë Europa e së ardhmes. Ajo duhet të jetë e fortë dhe besnike ndaj vlerave të saj si edhe gjithëpërfshirëse”, theksuan ata.

Forumi lejoi një grup prej rreth 40 vajzash dhe djem italianë dhe gjermanë, midis 15 dhe 17 vjeç, të vendosin një dialog të drejtpërdrejtë me ministrat e Punëve të Jashtme të dy shteteve anëtare duke bërë pyetje dhe duke paraqitur ide për ministrat për disa çështje qendrore për Konferencën mbi të Ardhmen e Europës, që do të zhvillohet më 9 maj.

Ministri Di Maio pastaj nënvizoi se si identiteti i BE-së është i bazuar në vlerat e përbashkëta të demokracisë liberale, vlera që janë gjithashtu premisa mbi të cilat BE mund të forcojë rolin e saj në botë./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.