Ballina Aktualitet

Kërcënimi i Prokurorit të Përmetit, Asllan Bajrami/ Meta: Ngjarje e rëndë dhe e dënueshme

TIRANË, 11 qershor /ATSH/ Presidenti i Republikës, Ilir Meta reagoi sot në lidhje me rastin e raportuar në media të kërcënimit të Prokurorit të Përmetit, Asllan Bajrami.

Meta shprehet se, “kërcënimi për shkak dhe në krye të detyrës i Prokurorit të Përmetit, Asllan Bajrami, është një ngjarje tepër e rëndë dhe e dënueshme”.

“Nevojitet një hetim i shpejtë për vendosjen para ligjit të kujtdo, që guxon të kërcënojë përfaqësuesit e shtetit, për t’i penguar ata të ushtrojnë detyrën të pandikuar”, thekson Meta.

“Revanshi i krimit kërkon masa të menjëhershme efektive, reaguese dhe parandaluese, nga të gjitha institucionet e ngarkuara me ligj për mbrojtjen e rendit dhe të sigurisë publike”, nënvizon Meta.

Mediat raportojnë se prokurori i Përmetit, Asllan Bajrami është kërcënuar në krye të detyrës, teksa i është vendosur një fishek në dritaren e zyrës së tij.

Sipas mediave Prokurori ka depozituar kallëzim, ndërsa policia ka nisur hetim për ngjarjen.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLargimi i korrupsionit dhe menaxhimi i sistemeve peniteciare/ SHBA trajnim drejtuesve të burgjeve në Shqipëri dhe Kosovë
Artikulli tjetërFB paraqet smartwatch të lidhur me kamera