Largimi i korrupsionit dhe menaxhimi i sistemeve peniteciare/ SHBA trajnim drejtuesve të burgjeve në Shqipëri dhe Kosovë

TIRANË, 11 qershor /ATSH/ Largimi i korrupsionit dhe menaxhimi i sistemeve peniteciare ishin në qendër të trajnimit 2 javor të drejtuesve më të lartë të Shërbimeve të Burgjeve Shqipëri dhe Kosovë.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë njoftoi sot se, “në mbështetje të reformave në vijim të burgjeve, Departamenti i Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit dhe Luftës ndaj Drogës (INL) në Ambasadën Amerikane në Tiranë dhe Ambasadën Amerikane në Prishtinë, u bashkuan me instruktorët nga Qendra Ndërkombëtare e Trajnimit për Menaxhimin e Burgjeve (ICMTC) dhe Instituti i Menaxhimit të Burgjeve të Universitetit Sam Houston për të trajnuar drejtuesit më të lartë të Shërbimeve të Burgjeve Shqipëri dhe Kosovë në një kurs dyjavor virtual mbi drejtimin”.

“Trajnimi u përqendrua në largimin e korrupsionit dhe menaxhimin e sistemeve peniteciare që janë të mbrojtura, të sigurta, njerëzore dhe transparente – përparësit kryesore të sundimit të ligjit që ndajnë Shqipëria, Kosova dhe Shtetet e Bashkuara”, bëri të ditur ambasada amerikane në Shqipëri.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.